Junte-se a nós em uma viagem ao mundo dos livros!
Adicionar este livro à prateleira
Grey
Deixe um novo comentário Default profile 50px
Grey
Assine para ler o livro completo ou leia as primeiras páginas de graça!
All characters reduced
Kampionët E Shitjeve Në Ebay - cover
LER

Kampionët E Shitjeve Në Ebay

Trizia

Editora: Tektime

  • 0
  • 0
  • 0

Sinopse

E DREJTA E AUTORIT

“E drejta e autorit” Trizia 2022
Të gjitha të drejtat e rezervuara

Për të nisur 
Një nga gjërat më të vështira për t'u përballur kur filloni karrierën tuaj të marketingut online është të bindni veten se mund të fitoni shumë para online vetëm me aftësitë e inteligjencës tuaj. 
Tingëllon e lehtë, por nuk është.
Që në moshë të re, prindërit dhe mësuesit tanë na kanë thënë se për të fituar para duhet të punosh, të djersitesh dhe të bësh pis duart. Me pak fjalë, punoni shumë dhe tepër. Që paratë e lehta janë vetëm ushqim për vesin. Se kush nuk djersitet nuk mund të mburret me një punë të denjë. Se puna stabël është e vetmja gjë që na siguron të ardhmen.
Mbeturina. Totalisht mbeturina.
Më thuaj të vërtetën. Mesatarisht, sot sa kohë duhet për të fituar një mijë euro në muaj? Cdo muaj. I sigurt. Atëherë? Nëse keni fatin ti fitoni, më mirë për ju. Por gjithsesi nuk ju mjaftojnë. Kjo edhe për faktin që në shumicën dërrmuese të rasteve, për të fituar atë shumë do t'ju duhet të punoni tetë orë në ditë dhe duke qëne se përsëri nuk të mjaftojnë (vetëm nëse je një i ri që jetoni akoma me familjen tuaj) do t'ju duhet të punoni punë jashtë orarit. Ose duhet të jeni dy persona në shtëpi për të fituar. Dhe kur vijnë fëmijët? Ateherë nis problemi. Një mijë euro të pastra në xhep në muaj, sidomos nëse shkojnë për të kompensuar një rrogë të pamjaftueshme, janë me të vërtetë shumë. Gjithashtu sepse përveç angazhimit fillestar në një muaj, grumbullimi i tyre nuk do t'ju kushtojë shumë mund.
Nuk dua ta teproj dhe të bëj premtime të rreme. Unë nuk jam mashtrues që them budallallëqe, si përralla që do mbulohesh me ar. Unë do t'ju jap vetëm disa këshilla të dobishme për të plotësuar me lehtësi pagën tuaj të pakët. Një mijë euro janë pak… por mund të jenë shumë. Nëse më pas bëni më shumë, kjo do të jetë vetëm falë aftësive tuaja. Por me këtë metodë, një mijë euro është një shifër koherente dhe objektive. Do t'ju duhet një muaj për të filluar, dhe më pas rreth tre orë në javë për t'i mbajtur ato.
Tani do t'ju tregoj se si.
Pak më parë i dërgova email një shitësi në eBay. Ishte një email shumë informal. Filloi me fjalën e thjeshtë ”Përshëndetje!”
Ndoshta nuk ishte shumë profesional, jam dakord, por mesa duket ishte perfekt, sepse falë tij fitova dy mijë euro në 48 orët e ardhshme. Fatkeqësisht, nga këto dy mijë, vetëm një mijë ishin të miat, por si fillim do të arrini në përfundimin se nuk është aspak keq.

Shitësi në eBay ishte dikush që nuk e kam kontaktuar kurrë më parë. Një i huaj, të cilin e kisha pikasur pasi kisha kaluar pak kohë duke shfletuar listat.
Megjithatë nuk kisha asnjë dyshim se ai do të përgjigjej, ndonëse edhe me një ”jo” të sjellshme.
Në realitet, kishte pak shanse për një ”jo” përfundimtare: a do t'i thonit jo një emaili që ju propozon të bëni një shumë të caktuar brenda dy ditësh dhe të bënit gjysmën? Së paku përpara se të përgjigjeshit “jo” do të dëshironit të mësonit më shumë, apo jo?
Kështu që miku im i ri shitës në eBay u përgjigj dhe ne ramë dakord për 50% secili për marrëveshjen, pas kësaj kalova disa orë duke shkruar një email të ri, duke hapur një faqe interneti dhe duke shkarkuar PayPal. (Do t'ju tregoj se çfarë ishte shkruar saktësisht në këto dy emaile më vonë).
I dërgova emailin e dytë një duzinë shitësve n ebay-i që kisha parë më parë, klikova butonin ”dërgo” dhe më pas shkova në kuzhinë për të gatuar darkën. Pas pak u ktheva tek kompjuteri im dhe hapa emailin në mënyrë që të shikoja emailet që prisja tashmë të mbërrinin, në kohë reale.
Pas njëzet minutash pritje fillova të shqetësohesha se nuk po funksiononte: si të gjithë fillestarët prisja të përmbytesha me mesazhe pas vetëm dhjetë minutash, por nuk ndodhi. U armatosa me durim dhe prita edhe pak. Kur ankthi u ngrit në qiell, shkova të ushqeja macet e mia. Kur u ktheva tek PC-ja pata një surprizë të këndshme.
Ishte një pamje e 25 email-eve të para që kisha marrë - të gjitha mbërritën brenda gjysmë ore nPUBLISHER: TEKTIME
Disponível desde: 28/07/2023.

Outros livros que poderiam interessá-lo

  • Pamje të tjera tetor 2024 - cover

    Pamje të tjera tetor 2024

    Eduard Wagner

    • 0
    • 0
    • 0
    No AI, No AI translated by Eduard Wagner
    Ajo që po ndodh sot është shumë e habitshme. A është kjo sepse njerëzit synojnë vetëm të pasurojnë veten dhe të shtypin të tjerët? Duhet të jetë edhe një bashkëjetesë paqësore dhe jo gjithmonë vetëm luftëra dhe konflikte të tjera.
    Ver livro
  • Një qasje e thjeshtë për analizën themelore të tregjeve financiare - Një udhëzues i fillimit për teknikat dhe strategjitë e analizës themelore për parashikimin e ngjarjeve që zhvillojnë tregjet - cover

    Një qasje e thjeshtë për...

    Stefano Calicchio

    • 0
    • 0
    • 0
    Sa është vlera e një kompanie? Si lëvizin tregjet e metaleve dhe mallrave? Cilat sektorë financiarë kanë pritshmëritë më të larta të rritjes? Për të përgjigjur pyetje të tilla, është e nevojshme të studiohen ngjarjet që parashikojnë dhe lëvizin tregjet. Për herë të parë në Itali, një udhëzues i plotë dhe i qasshëm do t'ju ndihmojë në këtë, duke treguar bazat e se si funksionon subjekti. Brenda manualit praktik do të zbuloni të gjitha informacionet që ju nevojiten për të kuptuar vërtet mjete të analizës themelore dhe për të filluar të krijoni raportet tuaja. Nga mbledhja dhe menaxhimi i të dhënave mikroekonomike dhe makroekonomike deri te analiza e tyre, nga studimi i bilanceve korporative deri te monitorimi i vlerësimeve ndërkombëtare dhe shumë më tepër. Lexuesi do të mësojë hapat pas hapi si të përballen me tregun global pa hezitim dhe si të studiojnë çdo instrument financiar përmes filtës së analizës themelore. Hidhni poshtë manualët e paefektshëm teorikë me mijëra faqe të shitur në çmime të çmendura në internet dhe më në fund mësoni një lexim që do t'ju japë njohuritë që po kërkoni në një çmim të pabesueshëm.
    Ver livro
  • Një qasje e lehtë në psikologjinë e tregtisë - Si të aplikoni strategjitë dhe qëndrimet psikologjike të tregtarëve fitues në tregtinë online - cover

    Një qasje e lehtë në...

    Stefano Calicchio

    • 0
    • 0
    • 0
    Nga varet fitimet e tregtarëve fitues? Sa shumë llogaritet psikologjia në tregtinë e tyre? A është suksesi në tregti thjesht një pyetje teknike apo karakteristikat psikologjike të secilës person i japin një ndikim të thellë?
    
    Përgjigjet për këto dhe shumë pyetje të tjera mund të gjenden në manualin e parë praktik të psikologjisë së tregtisë. Ky udhëzues është krijuar për të ju marrë për dore dhe për t'ju prezantuar në botën e psikologjisë së tregut të aksioneve. Brenda saj, përqendrohen të gjitha konceptet bazë të subjektit, pa shumë ndezje ose humbje kohe; nga avantazhet psikologjike të tregtarëve fitues deri te zhvillimi i planit të biznesit vetvetiu. Nga sigurimi mendor dhe operacional tek menaxhimi i tregtisë, menaxhimi i parave dhe menaxhimi i rrezikut. Të gjitha informacionet japen në një mënyrë të thjeshtë, praktike dhe të arritshme dhe do t'ju lejojnë të përfitoni shpejt njohuritë fillestare. Ndalojeni humbjen e kohe dhe zbuloni menjëherë si funksionon psikologjia e tregtisë me këtë udhëzues operacional.
    Ver livro
  • Pamje të tjera 2025 Shkurt - cover

    Pamje të tjera 2025 Shkurt

    Eduard Wagner

    • 0
    • 0
    • 0
    Nuk është krijuar me AI Nëse shikoni botën, duhet të kuptoni se shumë gjëra kanë filluar të lëvizin. Nëse ky do të vazhdojë të jetë një planet ku ia vlen të jetohet në të ardhmen, është një çështje spekulimi. Por do të doja të theksoja këtu atë që besoj se aktualisht po shkon në drejtimin e gabuar. Nëse kjo është këndvështrimi i saktë i gjërave në politikë, ekonomi dhe shoqëri është diçka që jua lë juve si lexues të vendosni. , , , ,
    Ver livro
  • Pamje të tjera Dhjetor 2024 - cover

    Pamje të tjera Dhjetor 2024

    Eduard Wagner

    • 0
    • 0
    • 0
    Ajo që po ndodh sot është shumë e habitshme. A është kjo sepse njerëzit synojnë vetëm të pasurojnë veten dhe të shtypin të tjerët? Duhet të jetë edhe një bashkëjetesë paqësore dhe jo gjithmonë vetëm luftëra dhe konflikte të tjera. Duke qenë se kam dekada që jam në fushën e IT-së, kam filluar të shkruaj librat e mi rreth 2 vjet më parë dhe kjo tregoi edhe suksesin e saj.
    Ver livro
  • Pamje të tjera Shtator 2024 - cover

    Pamje të tjera Shtator 2024

    Eduard Wagner

    • 0
    • 0
    • 0
    No AI, No AI translated by Eduard Wagner
    Ajo që po ndodh sot është shumë e habitshme. A është kjo sepse njerëzit synojnë vetëm të pasurojnë veten dhe të shtypin të tjerët? Duhet të jetë edhe një bashkëjetesë paqësore dhe jo gjithmonë vetëm luftëra dhe konflikte të tjera. Duke qenë se kam dekada që jam në fushën e IT-së, kam filluar të shkruaj librat e mi rreth 2 vjet më parë dhe kjo tregoi edhe suksesin e saj.
    Ver livro