¡Acompáñanos a viajar por el mundo de los libros!
Añadir este libro a la estantería
Grey
Escribe un nuevo comentario Default profile 50px
Grey
Suscríbete para leer el libro completo o lee las primeras páginas gratis.
All characters reduced
Më pëlqen t’i laj dhëmbët - cover

Më pëlqen t’i laj dhëmbët

Shelley Admont, KidKiddos Books

Editorial: KidKiddos Books

  • 0
  • 0
  • 0

Sinopsis

Xhimit të vogël nuk i pëlqen t'i lajë dhëmbët. Edhe kur e ëma i jep një furçë dhëmbësh fringo të re portokalli, që është ngjyra e tij e preferuar, ai nuk e përdor atë ashtu siç duhet. Por, kur Xhimit nisin t'i ndodhin gjëra të çuditshme dhe magjike, ai fillon të kuptojë se sa e rëndësishme është larja e dhëmbëve.
"Më pëlqen t'i laj dhëmbët" është një histori e këndshme, plot me ilustrime të bukura, që do të tërheqin vëmendjen e vogëlushëve tuaj. Nëse fëmija juaj e ka të vështirë të mësojë t'i lajë dhëmbët, ky është libri i duhur për ta ndarë së bashku.
Kjo përrallë mund të jetë ideale për t'ua lexuar fëmijëve para gjumit, por edhe e këndshme, për të gjithë familjen.
Disponible desde: 05/01/2023.
Longitud de impresión: 34 páginas.

Otros libros que te pueden interesar

  • Udhëtimi i Herës - Hera Shqiponja dhe Sekretet e Trojeve Shqiptare - cover

    Udhëtimi i Herës - Hera...

    Besmir M., Arminda M.

    • 0
    • 0
    • 0
    Hera, Shqiponja dhe Sekretet e Trojeve Shqiptare" është një udhëtim magjik dhe frymëzues nëpër tokat e bukura të Shqipërisë, i krijuar si dhuratë e dashurisë së prindërve të Herës për vajzën e tyre. Ky audiobook përshkon rrënjët e thella të identitetit shqiptar, duke i treguar dëgjuesit te vogël një histori plot aventura, tradita dhe mësime të vyera. 
    Përmes syve të vajzës së vogël, Herës, dhe shqiponjës së artë, Kaltrinit, dëgjuesit do të eksplorojnë bukuritë natyrore dhe thesaret kulturore të Shqipërisë, duke u njohur me vende historike, legjenda dhe personazhe të paharrueshme. Çdo kapitull është një zbulim emocionues që lidh dëgjuesin me trashëgiminë e pasur shqiptare dhe rëndësinë e ruajtjes së saj, pavarësisht se ku jetojmë. 
    Ky audiobook është jo vetëm një kujtim i dashur për brezat e rinj shqiptarë, por edhe një ftesë për çdo prind që dëshiron t'i mësojë fëmijëve të tyre krenarinë për rrënjët dhe dashurinë për atdheun.
    Ver libro
  • Larva Endacake (Albanian Only) - The traveling Caterpillar (Albanian Only) - cover

    Larva Endacake (Albanian Only) -...

    Rayne Coshav

    • 0
    • 0
    • 0
    Albanian children's book. Perfect for kids practicing their Albanian language skills. 
     This story is about a caterpillar who accidentally went on an adventure, traveling far away from her home in the forest. She had an exciting experience, trying new foods and exploring new places. But at the end, she was the most happy to come back home to her family.  
      
     Ky tregim flet për një larvë e cila aksidentalisht niset për një aventurë, duke udhëtuar larg nga shtëpia në pyll. Ajo kalon një përvojë mjaft emocionuese, ku provon ushqime të reja dhe eksploron vende të reja gjithashtu. Por në fund, ajo ishte kaq e lumtur që u kthye në shtëpi tek familja e saj. 
    Ver libro
  • E dua vjeshtën I Love Autumn - cover

    E dua vjeshtën I Love Autumn

    Shelley Admont, KidKiddos Books

    • 0
    • 0
    • 0
    Në këtë libër për fëmijë, Xhimi, lepurushi i vogël, eksploron vjeshtën, stinën e tij të preferuar. Ai pëlqen të qëndrojë jashtë dhe të luajë me gjethe shumëngjyrëshe. Kur fillon të bjerë shi, ai dhe familja e tij gjejnë aktivitete interesante për të bërë në shtëpi. Kështu kalojnë një ditë të mrekullueshme së bashku, pa marrë parasysh motin.
    Ver libro
  • Një ditë e mrekullueshme A wonderful Day - cover

    Një ditë e mrekullueshme A...

    Sam Sagolski, KidKiddos Books

    • 0
    • 0
    • 0
    Ky libër për mirënjohjen i mëson fëmijët të shohin të mirën në gjithçka. Deni i tregon babait për ditën e tij dhe përshkruan gjithçka që ndodhi. Edhe pse dita e Denit nuk shkoi siç e kishte planifikuar, ai sërish arriti ta shijonte atë. Nga kjo përfundohet se në çdo situatë të keqe mund të gjendet një gjë e mirë dhe diçka për të cilën mund të jemi mirënjohës.
    Ver libro
  • Më pëlqen të tregoj të vërtetën - cover

    Më pëlqen të tregoj të vërtetën

    Shelley Admont, KidKiddos Books

    • 0
    • 0
    • 0
    Lepurushi i vogël Xhimi është në telashe. Pa dashje, ai ka prishur lulet e preferuara të mamit. A do ta ndihmojë një gënjeshtër? Apo mos është më mirë të thotë të vërtetën dhe të përpiqet ta zgjidhë problemin ndryshe?Ndihmojini të vegjlit tuaj të mësojnë të jenë më të sinqertë, me këtë libër argëtues për fëmijë.
    Ver libro
  • Ëndrra e Amandës - cover

    Ëndrra e Amandës

    Shelley Admont, KidKiddos Books

    • 0
    • 0
    • 0
    Në këtë libër për fëmijë, do të njiheni me Amandën, një vajzë e vogël që ka shumë për të mësuar në lidhje me punën e vështirë që duhet të bëjë dhe mënyrën si t'i bëjë realitet ëndrrat e saj. Shoqërojeni Amandën në udhëtimin e saj të mrekullueshëm dhe mësoni bashkë me të se si t'i gjeni qëllimet tuaja dhe si t'i bëni ato realitet. Do të shikoni si përballet ajo me sfida, por nuk heq dorë kurrë, në rrugën për të arritur qëllimin e saj. "Ëndrra e Amandës" është një libër motivues për fëmijët dhe prindërit e tyre. Ky është libri i parë i një koleksioni përrallash motivuese, që do t'i ndihmojnë fëmijët tuaj të zhvillojnë aftësitë dhe parimet për të patur një jetë përmbushëse, të lumtur dhe të suksesshme.
    Ver libro