Rejoignez-nous pour un voyage dans le monde des livres!
Ajouter ce livre à l'électronique
Grey
Ecrivez un nouveau commentaire Default profile 50px
Grey
Abonnez-vous pour lire le livre complet ou lisez les premières pages gratuitement!
All characters reduced
Në Shtëpi - cover

Në Shtëpi

LS Morgan

Traducteur Rainbow

Maison d'édition: Tektime

  • 0
  • 0
  • 0

Synopsis

Një libër nga LS Morgan
Një përrallë tërheqëse dhe dramatike, që na udhëheq drejt ndjenjave të thella dhe pyetjeve të çmuara. Dhimbja, humbja dhe ndjenjat e një vajze 8-vjeçare përjetohen fuqishëm dhe ne rrëmbehemi në një udhëtim, pas në kujtimet e saj, në vendin e kujtimeve të dhimbshme, por gjithashtu të dashura: shtëpinë e saj.
Disponible depuis: 24/02/2021.

D'autres livres qui pourraient vous intéresser

  • Meduza & Kimera - cover

    Meduza & Kimera

    Alex Rim Runa

    • 0
    • 0
    • 0
    Meduza & Kimera. Liber poetik i autorit Alex Rim Runa, i publikua ne vitin 2020. Edicion i riperpunuar. Te tera te drejtat te rezervuara autorit!
    Voir livre
  • Lirika për ne - cover

    Lirika për ne

    Stefania Romito, Arjan Kallço

    • 0
    • 0
    • 0
    Ka heshtje të ndërprera që tronditin ndërgjegjen si gërvishtja e penës që rrëshqet e shpejtë në letër dhe që hedh në letër zhurmat e shpirtit.
    Ajo që e formëson këtë moment  është shkrimtarja Stefania Romito, poetika e së cilës shkrihet në mënyrë sugjestive me lirikat e fuqishme të poetit shqiptar Arjan Kallço.
    Një shkrim, i tyri, në një çast të parë shprehimisht intim që zbulohet duke e lexuar. Empatik dhe i pjekur, gjithmonë.
    Vargjet e tyre energjikë si një fluturim shqiponje e pasqyruar në veprën time. Mbretëreshë e qiellit që arrin t’i vërë vulën magjisë me tundimin e saj të mistershëm dhe ta tejshkruajë energjinë e saj në ajër.
    Ndjenjat, të konkretizuara përmes vargjeve, janë si shqiponjat e përfshira në një fluturim spektakolar të karakterizuar nga ngritje të shpejta dhe pikiata madhështore. Akrobaci impresionuese në të cilat shfaqin një stil madhështor dhe elegant.
    Arti  është një ndërmjetës i fuqishëm krijues midis pjesës sonë më të fshehtë dhe asaj që pasqyrohet në anën e jashtme. Qoftë shkrimi, piktura apo skulptura shërbejnë që të përcaktojnë me saktësi  ëndrrat e veta dje t’i bëjnë të prekshëm në botën reale. (Ylenia Paladino)
    
    Për poeten Romito t’i këndosh dashurisë do të thotë ta ndjekësh hap pas hapi çdo ditë si një kalendar që pasuron çastet e jetës, jetën në një trup të vetëm, edhe ndonjëherë larg. (Arjan Kallço)
    
    Ngjyrimin e lirikave të poetit Arjan Kallço ia shton gjithashtu paraqitja metafizike dhe empatike e vendeve të shpirtit, ku historia përhapet në tundimin e kohës së shkuar që vulos veprimin e vet modifikues në fizionominë gjeografike ashtu si në ndjenjat. Vendet që përcaktojnë portrete të atyre personazheve që për poetin kanë brazduar kujtimet më të brendshme. (Stefania Romito)
    
    Stefania Romito është gazetare profesioniste dhe shkrimtare që ka botuar tregime, ese dhe poezi. Temat e përzgjedhura janë misteret e të pandërgjegjshmes, introspeksioni politik, ndjenja e dashurisë jetuar si eros dhe thanatos. Është nëndrejtore e gazetës “La Voce dell’Alto Verbano”, konsulente letrare e Shoqatës “Verso un Nuovo Rinascimento APS Milano”, përgjegjëse për Lombardinë e Sindikatës së Shkrimtarëve të Lirë, presidente e Shoqatës kulturore “Ophelia’s friends Cultural Projects”, anëtare e Çmimeve letrare etj. Disa nga botimet e saj janë: Përmes syve të Emës (Alcyone), Nadir e Najeli tregojnë (Lupi), Poeti heretik (Asino Rosso), Fluturim dashurie (Asino Rosso), Dante Ab aeterno (Asino Rosso), Errësira e agut (LibroMania De Agostini) që është dhe fitues i Çmimit special Città del Galateo “Antonio De Ferraris 2021”, Delyrio (La Bussola Aracne) dhe Shpirti poetik i autorit Pierfranco Bruni (Passerino), Eleonora Duse – Dashuria e parë (Passerino). Ideoi dhe drejtoi programe kulturore televizivi dhe radiofonike.
    
    Arjan Kallço Frekuentoi Universitetin e Tiranës, në degën Gjuhë italiane, ku u diplomua në vitin 1990. Ka dhënë mësim në shumë shkolla të qytetit të Korçës dhe si pedagog në Universitetin Fan S. Noli. Është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Kritikëve Letrarë me qendër në Itali, Sekretar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e re”, Korçë. Përkthyes, poet, prozator dygjuhësh me mbi 30 vepra të botuara brenda vendit, jashtë në Amazon, Lulu dhe shtëpitë tjera botuese. Përmendim disa prej librave të botuar: Proverba të gjuhës italiane, Pafundësia jote më deh, Ëndrrat thyhen shpejt, Vargjet kanë mall, Koha jeton me poetin. Fitues i shumë çmimeve: “Një poet për Europën”; Ulqin çmimi i I, 2014; Medalja e artë “Aleksandri i madh”, Greqi, 2016; Çmimi i Ekselences në Follonica, Çmimi Ambasador i Buzëqeshjes, i Karrierës, Itali, 2019; Çmimit Special, Itali, 2020, Çmimi Vepra e huaj më e mirë, Sarzana 2022, Vendin e II, Sarzana 2022 etj.
    Voir livre
  • Poezi me shërue shpirtin - Terapi me poezi - cover

    Poezi me shërue shpirtin -...

    Gino Luka

    • 0
    • 0
    • 0
    Poezija, nji mënyrë për me shërue shpirtin
    Poezija ka nji forcë të veçantë: ka forcë me na marrë me vedi, me na përmallue e me na habitë, por kryesisht ka forcë me reflektue si pasqyrë gjendjen tonë shpirtënore si lexues e, sidomos kur kena nji dhimbë të madhe në shpirt, na ndihmon për me përballue emocionet negative e të pakuptueshme tuj i shndërrue ata në imazhe qi kanë nji kuptim të saktë. Në kjoftë se e lexojmë me pasion poezija na ndihmon me shëndoshë plagët e shpirtit.
    Voir livre
  • Hiri i një dashurie - cover

    Hiri i një dashurie

    Pierfranco Bruni, Admira Brahja

    • 0
    • 0
    • 0
    Admira Brahja u lind në Shkodër, ku dhe kreu studimet e larta në Italianistikë, Universiteti “ Luigj Gurakuqi” Shkodër në vitin 2004. Ka jetuar një periudhë të gjatë në Itali. Në vitin 2011 u diplomua në “Filologji dhe Letërsi italiane”, Universiteti “Ca’ Foscari”. Që nga viti 2013 punon si pedagoge e jashtme në Departamentin e Italianistikës në programin “Gjuhë dhe kulturë italiane”, “Universiteti Luigj Gurakuqi”. Bashkëpunon me qëndrën e certifikime ndërkombëtare PLIDA në Shqipëri. Që nga viti 2016 punon si mësuese e gjuhës italiane në seksionin dygjuhësh italo -shqiptar “ Ismail Qemali”, Shkodër, ku bashkëpunon në veprimtari të ndryshme dhe projekte të propozuara nga zyra shkollore e Ambasadës Italiane . Është përkthyese zyrtare e certifikuar nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë.
    Ka shprehur gjithmonë interesin e saj për gjuhën dhe kulturën italiane duke marrë pjesë në publikime dhe konferenca të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit si “ Mes letersisë dhe emigrimit”, “Vëzhgime të përkthimit të Komedisë Hyjnore”, “Vështirësi gjuhësore në të kuptuarit e tekstit letrar”, “Velloja, duart dhe shikimi i Rafaelos tek Motra Tone e Kolë Idromenos”.
    
    Admira Brahja è nata a Scutari, dove ha conseguito la laurea in Italianistica nel 2004, Università di Scutari “luigj Gurakuqi” . Ha vissuto un lungo periodo in Italia. Nel 2011 si è laureata in Filologia e Letteratura Italiana presso l’Università “ Ca’ Foscari” di Venezia. Dal 2013, lavora come docente esterna presso il Dipartimento di Italianistica nel programma “ Lingua e cultura italiana”, Università di Scutari “Luigj Gurakuqi”. Collabora con il centro delle certificazioni internazionali PLIDA in Albania. Dal 2016 insegna italiano nella sezione bilingue italo-albanese di Scutari “ Ismail Qemali”, dove collabora in diverse attività e progetti proposti dall’ufficio scuole dell’Amasciata Italiana. E’ anche traduttrice legale certificata dal Ministero della Giustizia dell’Albania.
    Ha sempre dimostrato il suo vivo interesse per la lingua e la cultura italiana partecipando a varie pubblicazioni e conferenze in Albania e all’estero tra cui : Tra la letteratura e l’emigrazione, Osservazioni della traduzione della Divina Commedia, Problematiche della comprensione del testo letterario legate ad alcune insidie linguistiche, Il velo, le mani e lo sguardo di Rafaello in motra Tone di Idromeno.
    Voir livre
  • pranvera na kish mbetur diku larg - cover

    pranvera na kish mbetur diku larg

    Mustafa Barjami

    • 0
    • 0
    • 0
    Libro di poesie in lingua albanese. Le poesie trattano il dolore umano durante la pandemia e la forza della vita e della ragione nel vincere il male. Lo scrittore sottolinea l'importanza del rispetto della natura come punto cardine per una vita armoniosa nel nostro pianeta.
    Voir livre