Lirika për ne
Stefania Romito, Arjan Kallço
Ka heshtje të ndërprera që tronditin ndërgjegjen si gërvishtja e penës që rrëshqet e shpejtë në letër dhe që hedh në letër zhurmat e shpirtit.
Ajo që e formëson këtë moment është shkrimtarja Stefania Romito, poetika e së cilës shkrihet në mënyrë sugjestive me lirikat e fuqishme të poetit shqiptar Arjan Kallço.
Një shkrim, i tyri, në një çast të parë shprehimisht intim që zbulohet duke e lexuar. Empatik dhe i pjekur, gjithmonë.
Vargjet e tyre energjikë si një fluturim shqiponje e pasqyruar në veprën time. Mbretëreshë e qiellit që arrin t’i vërë vulën magjisë me tundimin e saj të mistershëm dhe ta tejshkruajë energjinë e saj në ajër.
Ndjenjat, të konkretizuara përmes vargjeve, janë si shqiponjat e përfshira në një fluturim spektakolar të karakterizuar nga ngritje të shpejta dhe pikiata madhështore. Akrobaci impresionuese në të cilat shfaqin një stil madhështor dhe elegant.
Arti është një ndërmjetës i fuqishëm krijues midis pjesës sonë më të fshehtë dhe asaj që pasqyrohet në anën e jashtme. Qoftë shkrimi, piktura apo skulptura shërbejnë që të përcaktojnë me saktësi ëndrrat e veta dje t’i bëjnë të prekshëm në botën reale. (Ylenia Paladino)
Për poeten Romito t’i këndosh dashurisë do të thotë ta ndjekësh hap pas hapi çdo ditë si një kalendar që pasuron çastet e jetës, jetën në një trup të vetëm, edhe ndonjëherë larg. (Arjan Kallço)
Ngjyrimin e lirikave të poetit Arjan Kallço ia shton gjithashtu paraqitja metafizike dhe empatike e vendeve të shpirtit, ku historia përhapet në tundimin e kohës së shkuar që vulos veprimin e vet modifikues në fizionominë gjeografike ashtu si në ndjenjat. Vendet që përcaktojnë portrete të atyre personazheve që për poetin kanë brazduar kujtimet më të brendshme. (Stefania Romito)
Stefania Romito është gazetare profesioniste dhe shkrimtare që ka botuar tregime, ese dhe poezi. Temat e përzgjedhura janë misteret e të pandërgjegjshmes, introspeksioni politik, ndjenja e dashurisë jetuar si eros dhe thanatos. Është nëndrejtore e gazetës “La Voce dell’Alto Verbano”, konsulente letrare e Shoqatës “Verso un Nuovo Rinascimento APS Milano”, përgjegjëse për Lombardinë e Sindikatës së Shkrimtarëve të Lirë, presidente e Shoqatës kulturore “Ophelia’s friends Cultural Projects”, anëtare e Çmimeve letrare etj. Disa nga botimet e saj janë: Përmes syve të Emës (Alcyone), Nadir e Najeli tregojnë (Lupi), Poeti heretik (Asino Rosso), Fluturim dashurie (Asino Rosso), Dante Ab aeterno (Asino Rosso), Errësira e agut (LibroMania De Agostini) që është dhe fitues i Çmimit special Città del Galateo “Antonio De Ferraris 2021”, Delyrio (La Bussola Aracne) dhe Shpirti poetik i autorit Pierfranco Bruni (Passerino), Eleonora Duse – Dashuria e parë (Passerino). Ideoi dhe drejtoi programe kulturore televizivi dhe radiofonike.
Arjan Kallço Frekuentoi Universitetin e Tiranës, në degën Gjuhë italiane, ku u diplomua në vitin 1990. Ka dhënë mësim në shumë shkolla të qytetit të Korçës dhe si pedagog në Universitetin Fan S. Noli. Është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Kritikëve Letrarë me qendër në Itali, Sekretar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e re”, Korçë. Përkthyes, poet, prozator dygjuhësh me mbi 30 vepra të botuara brenda vendit, jashtë në Amazon, Lulu dhe shtëpitë tjera botuese. Përmendim disa prej librave të botuar: Proverba të gjuhës italiane, Pafundësia jote më deh, Ëndrrat thyhen shpejt, Vargjet kanë mall, Koha jeton me poetin. Fitues i shumë çmimeve: “Një poet për Europën”; Ulqin çmimi i I, 2014; Medalja e artë “Aleksandri i madh”, Greqi, 2016; Çmimi i Ekselences në Follonica, Çmimi Ambasador i Buzëqeshjes, i Karrierës, Itali, 2019; Çmimit Special, Itali, 2020, Çmimi Vepra e huaj më e mirë, Sarzana 2022, Vendin e II, Sarzana 2022 etj.
Zum Buch