Unisciti a noi in un viaggio nel mondo dei libri!
Aggiungi questo libro allo scaffale
Grey
Scrivi un nuovo commento Default profile 50px
Grey
Iscriviti per leggere l'intero libro o leggi le prime pagine gratuitamente!
All characters reduced
Kampionët E Shitjeve Në Ebay - cover

Kampionët E Shitjeve Në Ebay

Trizia

Traduttore Elana T

Casa editrice: Tektime

  • 0
  • 0
  • 0

Sinossi

E DREJTA E AUTORIT“E drejta e autorit” Trizia 2022Të gjitha të drejtat e rezervuaraPër të nisur Një nga gjërat më të vështira për t'u përballur kur filloni karrierën tuaj të marketingut online është të bindni veten se mund të fitoni shumë para online vetëm me aftësitë e inteligjencës tuaj. Tingëllon e lehtë, por nuk është.Që në moshë të re, prindërit dhe mësuesit tanë na kanë thënë se për të fituar para duhet të punosh, të djersitesh dhe të bësh pis duart. Me pak fjalë, punoni shumë dhe tepër. Që paratë e lehta janë vetëm ushqim për vesin. Se kush nuk djersitet nuk mund të mburret me një punë të denjë. Se puna stabël është e vetmja gjë që na siguron të ardhmen.Mbeturina. Totalisht mbeturina.Më thuaj të vërtetën. Mesatarisht, sot sa kohë duhet për të fituar një mijë euro në muaj? Cdo muaj. I sigurt. Atëherë? Nëse keni fatin ti fitoni, më mirë për ju. Por gjithsesi nuk ju mjaftojnë. Kjo edhe për faktin që në shumicën dërrmuese të rasteve, për të fituar atë shumë do t'ju duhet të punoni tetë orë në ditë dhe duke qëne se përsëri nuk të mjaftojnë (vetëm nëse je një i ri që jetoni akoma me familjen tuaj) do t'ju duhet të punoni punë jashtë orarit. Ose duhet të jeni dy persona në shtëpi për të fituar. Dhe kur vijnë fëmijët? Ateherë nis problemi. Një mijë euro të pastra në xhep në muaj, sidomos nëse shkojnë për të kompensuar një rrogë të pamjaftueshme, janë me të vërtetë shumë. Gjithashtu sepse përveç angazhimit fillestar në një muaj, grumbullimi i tyre nuk do t'ju kushtojë shumë mund.Nuk dua ta teproj dhe të bëj premtime të rreme. Unë nuk jam mashtrues që them budallallëqe, si përralla që do mbulohesh me ar. Unë do t'ju jap vetëm disa këshilla të dobishme për të plotësuar me lehtësi pagën tuaj të pakët. Një mijë euro janë pak… por mund të jenë shumë. Nëse më pas bëni më shumë, kjo do të jetë vetëm falë aftësive tuaja. Por me këtë metodë, një mijë euro është një shifër koherente dhe objektive. Do t'ju duhet një muaj për të filluar, dhe më pas rreth tre orë në javë për t'i mbajtur ato.Tani do t'ju tregoj se si.Pak më parë i dërgova email një shitësi në eBay. Ishte një email shumë informal. Filloi me fjalën e thjeshtë ”Përshëndetje!”Ndoshta nuk ishte shumë profesional, jam dakord, por mesa duket ishte perfekt, sepse falë tij fitova dy mijë euro në 48 orët e ardhshme. Fatkeqësisht, nga këto dy mijë, vetëm një mijë ishin të miat, por si fillim do të arrini në përfundimin se nuk është aspak keq.Shitësi në eBay ishte dikush që nuk e kam kontaktuar kurrë më parë. Një i huaj, të cilin e kisha pikasur pasi kisha kaluar pak kohë duke shfletuar listat.Megjithatë nuk kisha asnjë dyshim se ai do të përgjigjej, ndonëse edhe me një ”jo” të sjellshme.Në realitet, kishte pak shanse për një ”jo” përfundimtare: a do t'i thonit jo një emaili që ju propozon të bëni një shumë të caktuar brenda dy ditësh dhe të bënit gjysmën? Së paku përpara se të përgjigjeshit “jo” do të dëshironit të mësonit më shumë, apo jo?Kështu që miku im i ri shitës në eBay u përgjigj dhe ne ramë dakord për 50% secili për marrëveshjen, pas kësaj kalova disa orë duke shkruar një email të ri, duke hapur një faqe interneti dhe duke shkarkuar PayPal. (Do t'ju tregoj se çfarë ishte shkruar saktësisht në këto dy emaile më vonë).I dërgova emailin e dytë një duzinë shitësve n ebay-i që kisha parë më parë, klikova butonin ”dërgo” dhe më pas shkova në kuzhinë për të gatuar darkën. Pas pak u ktheva tek kompjuteri im dhe hapa emailin në mënyrë që të shikoja emailet që prisja tashmë të mbërrinin, në kohë reale.
Disponibile da: 28/07/2023.
Lunghezza di stampa: 53 pagine.

Altri libri che potrebbero interessarti

  • Gjumi dhe ëndrrat - Studime psikologjike mbi këto fenomene dhe gjendjet e ndryshme që lidhen me to - cover

    Gjumi dhe ëndrrat - Studime...

    Louis Ferdinand Alfred Maury

    • 0
    • 0
    • 0
    Po sikur ëndrrat të mos ishin një enigmë mistike, por një laborator i gjallë i mendjes? Në “Gjumi dhe Ëndrrat”, Alfred Maury, pionier i psikologjisë eksperimentale në shekullin XIX, zhvillon një hetim magjepsës mbi atë që ndodh kur vetëdija lëkundet: gjeneza e ëndrrave, renditja e imazheve, roli i kujtesës, iluzionet hipnagjike, makthet, somnambulizmi, ekstaza, hipnotizmi, dehja, deliri… Asgjë nuk lihet rastësisht. Vëzhgues i palodhur i vetvetes, Maury shumëzon eksperimente dhe tregime të sakta (zgjime të shkaktuara, stimuj shqisorë gjatë gjumit, përputhje midis ndjesive reale dhe skenave onirike) për të zbërthyer mekanikën e ëndrrës dhe lidhjet e saj të ngushta me trupin, shqisat dhe kujtesën. Në rrjedhën e faqeve, kufijtë mjegullohen midis ëndrrës, çmendurisë dhe gjeniut: mendja shoqëron përmes asonancave, amplifikon përshtypjet, krijon halucinacione të besueshme dhe ndonjëherë zbulon kujtime të fshira. E qartë, metodike dhe shpesh befasuese, kjo vepër klasike vë në dialog psikologjinë, fiziologjinë dhe dëshmitë magjepsëse. Për këdo që pyet veten mbi imagjinatën, vetëdijen ose misterin e natës, është një vepër themeluese, guximtare dhe jashtëzakonisht moderne — për t’u dëgjuar si një aventurë shkencore dhe intime ku ëndrra mëson të flasë.
    Mostra libro
  • Libri i Venës - Mít štěstí být v pořádku být šťastný v lásce a vyhrávat v hazardních hrách - cover

    Libri i Venës - Mít štěstí být v...

    René Schwaeble

    • 0
    • 0
    • 0
    Po sikur fati të mos ishte as rastësi e as mrekulli, por një art që mësohet? “Libri i venës” zbulon një metodë të veçantë për të tërhequr favoret e rrethanave: të zbutet vullneti, të rregullohen Fjala dhe Gjesti, dhe të harmonizohesh me përkimet e mëdha të botës, nga yjet te bimët, nga gurët te ngjyrat. Në mes të udhës mes manualit praktik dhe një grimori të ndritshëm, vepra kalon nëpër pentakle, talismanë, terapinë e barishteve të thjeshta, tarot dhe “mjetet e venës”, dhe tregon si të shndërrohet intuita në trajektore dhe dëshira në rezultat. Aty zbulohen rituale të kthjellëta, çelësa të kohëzgjatjes dhe receta simbolike — ftesa të shumta për të kompozuar “fatit” tënd të përditshëm. As bestytni e as teori e ftohtë: një udhëtim i gjallë në imagjinatën ezoterike evropiane, ku mësohet të lexohen nënshkrimet e reales, të shmanget goditja e rikthimit, dhe të luhet probabiliteti si një art. Për kë kërkon më shumë se një hajmali: një manual përdorimi i venës, njëkohësisht poetik, konkret dhe papërballueshëm nxitës për ta dëgjuar në audiolibër.
    Mostra libro
  • Pamje të tjera tremujori i tretë 2024 - cover

    Pamje të tjera tremujori i tretë...

    Eduard Wagner

    • 0
    • 0
    • 0
    No AI, No AI translated by Eduard Wagner
    Ajo që po ndodh sot është shumë e habitshme. A është kjo sepse njerëzit synojnë vetëm të pasurojnë veten dhe të shtypin të tjerët? Duhet të jetë edhe një bashkëjetesë paqësore dhe jo gjithmonë vetëm luftëra dhe konflikte të tjera. Duke qenë se kam dekada që jam në fushën e IT-së, kam filluar të shkruaj librat e mi rreth 2 vjet më parë dhe kjo tregoi edhe suksesin e saj.
    Mostra libro
  • Pamje të tjera korrik 2024 - cover

    Pamje të tjera korrik 2024

    Eduard Wagner

    • 0
    • 0
    • 0
    No AI, No AI translated by Eduard Wagner
    Ngjarjet ndodhin çdo ditë që mund t'i shihni nga një këndvështrim tjetër. Këtu përpiqem të dokumentoj pikëpamje të tilla. Nëse ata mund të pajtohen apo jo, varet nga këndvështrimi i tyre. Mund të ndodhë që ju nuk mund të pajtoheni saktësisht me këtë, por ndoshta ka probleme që do të ishin më të lehta për t'u zgjidhur sesa thjesht përdorimi i forcës së armatosur. Planeti ynë do të përfitonte nga një këndvështrim tjetër për kaq shumë ngjarje. Prandaj vendosa t'i shikoj disa ngjarje në shoqëri, politikë dhe klimën nga një këndvështrim tjetër. Në dispozicion në librari dhe online për çmimin 3,99 € për buletinin mujor.
    Mostra libro
  • Pamje të tjera Dhjetor 2024 - cover

    Pamje të tjera Dhjetor 2024

    Eduard Wagner

    • 0
    • 0
    • 0
    Ajo që po ndodh sot është shumë e habitshme. A është kjo sepse njerëzit synojnë vetëm të pasurojnë veten dhe të shtypin të tjerët? Duhet të jetë edhe një bashkëjetesë paqësore dhe jo gjithmonë vetëm luftëra dhe konflikte të tjera. Duke qenë se kam dekada që jam në fushën e IT-së, kam filluar të shkruaj librat e mi rreth 2 vjet më parë dhe kjo tregoi edhe suksesin e saj.
    Mostra libro
  • Kampionët E Shitjeve Në Ebay - cover

    Kampionët E Shitjeve Në Ebay

    Trizia

    • 0
    • 0
    • 0
    E DREJTA E AUTORIT
    
    “E drejta e autorit” Trizia 2022
    Të gjitha të drejtat e rezervuara
    
    Për të nisur 
    Një nga gjërat më të vështira për t'u përballur kur filloni karrierën tuaj të marketingut online është të bindni veten se mund të fitoni shumë para online vetëm me aftësitë e inteligjencës tuaj. 
    Tingëllon e lehtë, por nuk është.
    Që në moshë të re, prindërit dhe mësuesit tanë na kanë thënë se për të fituar para duhet të punosh, të djersitesh dhe të bësh pis duart. Me pak fjalë, punoni shumë dhe tepër. Që paratë e lehta janë vetëm ushqim për vesin. Se kush nuk djersitet nuk mund të mburret me një punë të denjë. Se puna stabël është e vetmja gjë që na siguron të ardhmen.
    Mbeturina. Totalisht mbeturina.
    Më thuaj të vërtetën. Mesatarisht, sot sa kohë duhet për të fituar një mijë euro në muaj? Cdo muaj. I sigurt. Atëherë? Nëse keni fatin ti fitoni, më mirë për ju. Por gjithsesi nuk ju mjaftojnë. Kjo edhe për faktin që në shumicën dërrmuese të rasteve, për të fituar atë shumë do t'ju duhet të punoni tetë orë në ditë dhe duke qëne se përsëri nuk të mjaftojnë (vetëm nëse je një i ri që jetoni akoma me familjen tuaj) do t'ju duhet të punoni punë jashtë orarit. Ose duhet të jeni dy persona në shtëpi për të fituar. Dhe kur vijnë fëmijët? Ateherë nis problemi. Një mijë euro të pastra në xhep në muaj, sidomos nëse shkojnë për të kompensuar një rrogë të pamjaftueshme, janë me të vërtetë shumë. Gjithashtu sepse përveç angazhimit fillestar në një muaj, grumbullimi i tyre nuk do t'ju kushtojë shumë mund.
    Nuk dua ta teproj dhe të bëj premtime të rreme. Unë nuk jam mashtrues që them budallallëqe, si përralla që do mbulohesh me ar. Unë do t'ju jap vetëm disa këshilla të dobishme për të plotësuar me lehtësi pagën tuaj të pakët. Një mijë euro janë pak… por mund të jenë shumë. Nëse më pas bëni më shumë, kjo do të jetë vetëm falë aftësive tuaja. Por me këtë metodë, një mijë euro është një shifër koherente dhe objektive. Do t'ju duhet një muaj për të filluar, dhe më pas rreth tre orë në javë për t'i mbajtur ato.
    Tani do t'ju tregoj se si.
    Pak më parë i dërgova email një shitësi në eBay. Ishte një email shumë informal. Filloi me fjalën e thjeshtë ”Përshëndetje!”
    Ndoshta nuk ishte shumë profesional, jam dakord, por mesa duket ishte perfekt, sepse falë tij fitova dy mijë euro në 48 orët e ardhshme. Fatkeqësisht, nga këto dy mijë, vetëm një mijë ishin të miat, por si fillim do të arrini në përfundimin se nuk është aspak keq.
    
    Shitësi në eBay ishte dikush që nuk e kam kontaktuar kurrë më parë. Një i huaj, të cilin e kisha pikasur pasi kisha kaluar pak kohë duke shfletuar listat.
    Megjithatë nuk kisha asnjë dyshim se ai do të përgjigjej, ndonëse edhe me një ”jo” të sjellshme.
    Në realitet, kishte pak shanse për një ”jo” përfundimtare: a do t'i thonit jo një emaili që ju propozon të bëni një shumë të caktuar brenda dy ditësh dhe të bënit gjysmën? Së paku përpara se të përgjigjeshit “jo” do të dëshironit të mësonit më shumë, apo jo?
    Kështu që miku im i ri shitës në eBay u përgjigj dhe ne ramë dakord për 50% secili për marrëveshjen, pas kësaj kalova disa orë duke shkruar një email të ri, duke hapur një faqe interneti dhe duke shkarkuar PayPal. (Do t'ju tregoj se çfarë ishte shkruar saktësisht në këto dy emaile më vonë).
    I dërgova emailin e dytë një duzinë shitësve n ebay-i që kisha parë më parë, klikova butonin ”dërgo” dhe më pas shkova në kuzhinë për të gatuar darkën. Pas pak u ktheva tek kompjuteri im dhe hapa emailin në mënyrë që të shikoja emailet që prisja tashmë të mbërrinin, në kohë reale.
    Pas njëzet minutash pritje fillova të shqetësohesha se nuk po funksiononte: si të gjithë fillestarët prisja të përmbytesha me mesazhe pas vetëm dhjetë minutash, por nuk ndodhi. U armatosa me durim dhe prita edhe pak. Kur ankthi u ngrit në qiell, shkova të ushqeja macet e mia. Kur u ktheva tek PC-ja pata një surprizë të këndshme.
    Ishte një pamje e 25 email-eve të para që kisha marrë - të gjitha mbërritën brenda gjysmë ore nPUBLISHER: TEKTIME
    Mostra libro