Unisciti a noi in un viaggio nel mondo dei libri!
Aggiungi questo libro allo scaffale
Grey
Scrivi un nuovo commento Default profile 50px
Grey
Iscriviti per leggere l'intero libro o leggi le prime pagine gratuitamente!
All characters reduced
Pilivesa Kundër Fluturës - Libri Dy - cover

Pilivesa Kundër Fluturës - Libri Dy

Charley Brindley

Traduttore Gentian Cane

Casa editrice: Tektime

  • 0
  • 0
  • 0

Sinossi

Pilivesa dhe Flutura janë avionë spiunë shumë të vegjël që u ngjasojnë insekteve të gjalla. Ato mund të fluturojnë përreth objekteve ushtarake dhe kampeve të terroristëve pa rënë në sy ndërkohë që mbledhin të dhëna të regjistruara me video në lidhje me këto objekte dhe me njerëzit që i ruajnë. Gjatë misionit të tyre të parë në një pjesë të izoluar shkretëtire, pilotët e tyre në largësi, një Amerikan dhe një Rus, përfshihen në një përpjekje të pazakontë për mbijetesë. Gjatë përpjekjeve për gjetjen e avionëve të tyre spiunë të dalë tashmë jashtë loje, pilotët zbulojnë një sekret tronditës për veten e tyre.
Disponibile da: 24/01/2021.

Altri libri che potrebbero interessarti

  • Mitologjia e Elimìsë - cover

    Mitologjia e Elimìsë

    Emiljano Cami

    • 0
    • 0
    • 0
    Një Mitologji e re. 
    I inspiruar fuqishëm nga Zoti i Unazave(Lord of the Rings, Loja e Froneve(Game of Thrones), Mitologjia Norse, dhe Bibla, 
    mendova të sjell idetë e mija mbi elementet thelbësorë të Qenies, dhe Jetës. 
    Zota, evente, njerëz, luftëra, e kafshë të reja. 
    Ky është versioni i parë i librit. Është i shkurtër, dhe i dendur.
    Mostra libro
  • Hija e nemit - cover

    Hija e nemit

    E.L. Bono

    • 0
    • 0
    • 0
    “Kjo histori është absolutisht një bombë!”
    “Tensionuese dhe lidhëse nga faqja e parë deri te e fundit.”
    “Lexohet rrjedhshëm, njeriu harron të shikojë orën.”
    E dini ju, që shkenca gjatë viteve të fundit, pas shumë përpjekjesh, arriti të provojë, që njeriu nëpërmjet mendimeve të tij mund të ndryshojë kodin e tij gjenetik dhe atë të njerëzve të tjerë, deri në aktivizimin e gjenit të vdekjes?
    Kur në Kenian e viteve 50-të lufta Mau-Mau pothuajse kishte përfunduar, fati lidhi bashkë Kanoron, djalin e një fshatari kenian, dhe Makenën, një vajzë jetime. Sëbashku ata kërkuan lumturinë e madhe, “të jetonin njësoj si zotërinjtë e bardhe feudal”. Triumfi dhe pasuria e pabesueshme e tyre arriti fundin mjeran, kur ai i mbërthyer nga kriza e moshës mesatare bie në dashuri me Miss Kenia.
    Fillon një luftë si në filmat amerikan, me të gjitha mjetet, deri te ritualet vdekjendjellëse dhe magjinë e zezë. Kur fëmijët e Makenës fillojnë të vdesin njëri pas tjetrit, fillimisht askush nuk beson në veprimin vdekjeprurës së nëmeve të vjetra afrikane. Por hap pas hapi shfaqen provat e para shkencore, të cilat trondisin të gjitha përfytyrimet e dritanishme. Kur Kanoro dalloi, se çfarë kishte ndrequr, ishte shumë vonë.
    “Zot, mizerja është e madhe!
    Ata që unë thirra, shpirtërat, nuk po më ndahen.”
    J.W.v. Goethe – Nxënësi magjik
    Në këtë triller autori, përpara sfondit historik të çlirimit të Kenias nga fuqia kolonialiste britanike, bashkon ritualet e nëmeve shekullore të sharmanëve të zinj me zbulimet shkencore më moderne mbi epigjenetikën (gjithçka lidhur me gjenet). Çka në fillim tingëllon e pabesueshme, bëhet hap pas hapi një e vërtetë mbytëse.
    Mostra libro
  • Vallëzimi I Hënës - Libri 1 I Serisë Së Lidhur Me Gjak - cover

    Vallëzimi I Hënës - Libri 1 I...

    Amy Blankenship, RK Melton

    • 0
    • 0
    • 0
    Jeta e Envy-t ishte e mrekullueshme. Vëlla i madh, i dashur i madh, dhe puna më e mirë që një vajzë mund të kishte...të kujdesej për barin në klubet më të njohura në qytet. Të paktën ishte e mrekullueshme derisa një ditë mori një telefonatë nga një prej miqve të vet më të mirë në lidhje me të dashurin e saj duke bërë vertikale në pistën e vallëzimit në “Moon Dance”(Vallëzimi i Hënës). Vendimi për t 'u përballur me të nis një zinxhir ngjarjesh që do ta prezantojnë atë me një botë të rrezikshme paranormale të fshehur nën zhurmën e përditshme. Një botë ku njerëzit mund të shndërrohen në jaguarë, vampirë të vërtetë që enden rrugëve dhe engjëj të rënë që ecin mes nesh. Devon është një jaguar, pak i përafërt rreth skajeve dhe një nga pronarët e përbashkët të “Moon Dance”. Bota e tij është e anuar në boshtin e saj kur ai zbulon fshehurazi një dhelpër tërheqëse me flokë të kuq në klubin e tij, armatosur me një zemër cinike dhe një tazer. Me një luftë vampirësh të ndezur rreth tyre. Devon zotohet ta bëjë këtë grua të tijën... dhe do të luftojë si në ferr për ta pasur atë.PUBLISHER: TEKTIME
    Mostra libro
  • Frymë e shqisës së gjashtë - cover

    Frymë e shqisës së gjashtë

    Rudina Vukaj

    • 0
    • 0
    • 0
    Vetë titulli flet për një temë jo të thjeshtë që kërkon refleksion e, si pasojë, vetënjohje. Shqisa e gjashtë është abstrakte e, si rrjedhojë, shumë e vështirë për tu shpjeguar, por jo për këtë është e komplikuar për tu kuptuar. Libri përmban një rrëfim që do vetëm të sjedhë një shëmbull mbi çfarë është, dhe dhuron, shqisa e gjashtë e mbi të gjitha kujdesi me të cilin, kjo, duhet trajtuar. Ka njerëz që e shikojnë shqisën e gjashtë si një diçka jonatyrore, sipas meje nuk është ashtu, ajo është pjesë e natyrës tonë më të hershme, por që jeta e ‘civilizuar’ ka mohuar.
    Mostra libro
  • Konceptimi I Gabuar - Një Udhëzues Shpirtëror Një Tigër Fantazmë Dhe Një Nënë E Frikshme! - cover

    Konceptimi I Gabuar - Një...

    Owen Jones

    • 0
    • 0
    • 0
    Konceptimi i Gabuar (vëllimi 1): Megan është dymbëdhjetë vjeç dhe nëna e saj e ka mbyllur përsëri në bodrumin e qymyrit sepse ajo flet për fuqitë e saj psikike. 'Të thotë gënjeshtra' siç e quan nëna e saj. Ajo është e frikësuar nga merimangat që nuk i duron dot, por shoqja e saj, një tigër fantazmë e madhe siberiane vjen për t'i dhënë mbështetje morale, ndërsa ajo mendon për të ardhmen e saj.Seriali psikik Megan përbëhet nga njëzet e tre romane rreth realizimit teksa rritet, të një vajze të re lidhur me faktin se ajo është në gjendje të bëjë gjëra që askush nga familja e saj nuk mundet. Megan është dymbëdhjetë vjeç në vëllimin e parë. Ajo ka dy probleme në dukje të pakapërcyeshme. Nëna e saj është e frikësuar nga aftësitë latente të së bijës dhe jo vetëm që nuk do ta ndihmojë, por edhe e dekurajon në mënyrë aktive; ajo nuk mund të gjejë një mësues që ta ndihmojë të zhvillojë fuqitë e saj psikike të mbinatyrshme. Kjo sepse ajo dëshiron jo vetëm të dijë se çfarë është e mundur të bëhet dhe si ta bëjë atë, por për çfarë qëllimi duhet t’i përdori aftësitë e saj të veçanta. Megan është një vajzë e mirë, kështu që do të dukej e qartë se ajo ka prirje të përdori fuqitë e saj për mirë, por nuk është gjithmonë e lehtë të bësh gjënë e duhur edhe nëse e di se cila është ajo. Këto histori mbi Meganin do të tërheqin këdo që ka interes për fuqitë psikike, mbinatyroren dhe paranormalen dhe është nga mosha dhjetë deri në njëqind vjeç. Konceptimi i gabuar (vëllimi 1 nga 23): Megan është dymbëdhjetë vjeç dhe nëna e saj e ka mbyllur përsëri në bodrumin e qymyrit sepse ajo flet për fuqitë e saj psikike. 'Të thotë gënjeshtra' siç e quan nëna e saj. Ajo është e frikësuar nga merimangat që nuk i duron dot, por shoqja e saj, një tigër fantazmë e madhe siberiane vjen për t'i dhënë mbështetje morale, ndërsa ajo mendon për të ardhmen e saj.PUBLISHER: TEKTIME
    Mostra libro
  • Pylli I Magjepsur - BASHKËVËLLAZËRIMI - cover

    Pylli I Magjepsur -...

    LS Morgan

    • 0
    • 0
    • 0
    Një tregim i shkurtër nga LS Morgan
    
    Tregim i shkurtër për fëmijë dhe të rinj, rreth miqësisë dhe shoqërisë. Dy vëllezër futen në fermën e tezes së tyre dhe ajo që këta fëmijë do të përjetojnë është ndjenja e të qenit në një pyll të magjepsur, duke jetuar një ditë aventurash, magjie, të qeshurash të mira dhe argëtimi. Klasifikimi: Falas për të gjitha moshat
    
    PUBLISHER: TEKTIME
    Mostra libro